Dokumentari zbulon prapaskenat te Barça, Kuman: Laporta më tha që po kërkonte trajner tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 17:52

Dokumentari zbulon prapaskenat te Barça, Kuman: Laporta më tha që po kërkonte trajner tjetër

Joan Laporta nuk dëshironte Ronald Kuman në pankinën e Barcelonës në sezonin e ri, por praktikisht ”i mbeti në derë”. Kjo zbulohet nga dokumentari ”Força Koeman” i cili po transmetohet këto ditë në Holandë dhe tregon se çfarë ndodhi gjatë verës.

kuman laporta

“Laporta tha që i nevojiteshin 2-3 javë për të gjetur një kandidat të ri. Nëse nuk e gjente, pastaj Ronald mund të vazhdonte në pankinë”, shpjegon në këtë dokumentar menaxheri i Kuman, Rob jansen.

Edhe trajneri konfirmon gjithçka. “Kemi patur gjithmonë marrëdhënie të mirë. Por pastaj presidenti më tha: “Kam dyshime. Më duhet më shumë kohë dhe kërkojmë opsione të tjera për postin e trajnerit. Nuk mund të themi më shumë. Presidenti është president dhe është aty për të marrë vendimet. I thashë që të më tregonte nëse nuk isha i mirë mjaftueshëm për të stërvitur ekipin dhe ta mbyllnim këtë histori. I thashë “Rregullojë nëse nuk më do. Bëje, por mos më lër në paqartësi duke më thënë që kërkon opsione të tjera”, shpjegoi vetë Kuman në këtë dokumentar.

“Unë nuk bisedova më me Laporta. Por për fat të mirë, njerëzit që e rrethojnë kontribuuan që Kuman të qëndronte. Më pas, presidenti doli para mediave duke thënë që vazhdonin së bashku, që ishin miq. Kjo është një hipokrizi e sportit në nivele të larta”, tha menaxheri i Kuman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"