DOKTOR JANKOVIC, “KAMPIONI” JASHTË FUSHE I EKIPIT KROAT!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 7:00

DOKTOR JANKOVIC, “KAMPIONI” JASHTË FUSHE I EKIPIT KROAT!

Kroacia është një vend që njihet botërisht për turizmin dhe ishujt e saj, emrin “dalmatin” të bregdetit nga shkëmbinjtë bardhë e zinj, nga ku morën më pas emrin qentë me pulla të bardha dhe të zeza. Kroacia njihet edhe si vendi ku janë xhiruar shumë pjesë të serialit me famë botërore “Game of Thrones”.  Të gjitha këto fakte dhe shumë të tjera që e bëjnë vendin ballkanik të famshëm në botë, janë eklipsuar së fundi nga arritja në finale e ekipit kroat kombëtar të futbollit në kampionatin botëror që po zhvillohet në Rusi.

FOTO ONLINE KRYESORE

Kombëtarja kroate e futbollit ka korrur një sukses historik, pavarësisht rezultatit në finalen e ditës së Diel me Francën.  Sukses unik për një shtet me 4 milion banorë, i cili prej vitesh ka investuar në mënyrë strategjike në futboll por jo vetëm.  Vlen për t’u përmendur se Kroacia është kampione Europe në sportin e vaterpolos dhe ka qenë më parë kampione bote si dhe fituese e medaljes së artë në lojërat olimpike të vitit 2012 në Londër.

foto online 1

Sigurisht kampionët brenda fushës së lojës janë protagonistët e vërtetë të sukseseve historike të Kroacisë, por një “dorë” në këto arritje të jashtëzakonshme ka mjekësia sportive që është mjaft e zhvilluar në këtë vend.  Ortoped & traumatolog kroat me famë ndërkombëtare kanë qenë dhe janë pjesë e padiskutueshme e rezultateve të larta në kompeticionet sportive.

foto online 2

Për t’u veçuar në këtë rast, është kirurgu ortoped Prof.Dr.Sc Sasa Jankovic i cili i është bashkuar kombëtares kroate të futbollit në Rusi për t’i ardhur në ndihmë lojtarëve të përfaqësueses kroate përmes ekspertizës së tij në menaxhimin e traumave sportive, ligamentit krusiat anterior, tendinitit patellar dhe artikulacionit kokso-femoral.  Doktor Jankovic dhe ekipi mjekësor i kombëtares ka arritur me mjaft sukses të mbaj ekipin kroat në një performancë të lartë fizike duke shmangur dëmtimet dhe duke përballuar me mjaft sukses tre ndeshje nga 120 minuta, duke hyrë kështu dhe në librin e rekordeve sportive të kompeticionit.

foto online 3

Doktor Sasa Jankovic, është Shef i Departamentit të Ortopedisë në spitalin “Sv. Duh” Zagreb, si dhe pjesë e stafit të Departamentin të Ortopedisë në Poliklinikën Gjermane që ndodhet në bllokun rezidencial “Gintash” në Laprakë.

Dr.Jankovic është anëtar aktiv i Dhomës Mjekësore Kroate, Shoqatës Kroate të Ortopedisë, Shoqatës Kroate Traumatologjike, Shoqatës Europiane të Traumatologjisë Sportive, Kirurgjisë së Gjurit dhe Artroskopisë.

Dr.Jankovic është gjithashtu anëtar i Komitetit të Shëndetit të Komitetit Olimpik Kroat si dhe Kreu i Departamentit të Shërbimit Mjekësor në klubin e futbollit GNK Dinamo Zagreb.

foto online 4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"