Doka konfirmon lajmin ekskluziv të “Panorama Sport”: Kam firmosur me Goricën, ja pse triumfuam ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 23:35

Doka konfirmon lajmin ekskluziv të “Panorama Sport”: Kam firmosur me Goricën, ja pse triumfuam ndaj Skënderbeut

“Panorama Sport” zbuloi në datën 23 maj, se Albi Doka ka firmosur me skuadrën e HNK Goricës në kampionatin kroat. Së fundmi ka qenë vetë mbrojtësi bardheblu që ka konfirmuar lajmin. Në një prononcim live për “Procesin Sportiv”, Doka u shpreh se këto janë ndeshjet e fundit me fanellën e Tiranës. Ai gjithashtu foli edhe për triumfin ndaj Skënderbeut si dhe për telefonatën e Abazajt, pas ndeshjes, ku mbrojtësi u ndëshkua me karton të verdhë dhe humbi sfidën e radhës ndaj Kukësit.

Doka

“Top jam, si kampiona që jemi. Ky vit ka shkuar shumë mirë me ardhjen e Egbosë. Besoj që këtë javë çdo gjë do të mbyllet. I kemi marrë ndeshjet një dhe nga një, jemi në formë të mirë. Kisha 3 kartonë nuk doja të merrja kartonin e katër që të luaja në ndeshjen e Kukësit.

Ndeshja ndaj Skënderbeut…

Për mendimin tim në aspektin fizik ata ranë shumë në pjesën e dytë. Ishim shumë më lartë se ata fizikisht dhe mendoj që kjo ndikoi. Skënderbeu u tërhoq shumë mbrapa dhe ne sulmuam shumë gjithashtu, kjo ndikoi te rezultati.

Mos vallë e ke marrë vetë kartonin se ke frikë të përballesh me Abazajn?

Kisha dëshirë të luaja ndaj Abazajt.  Kristali më ka telefonuar direkt dhe më tha që e dija që këtë ndeshje s’do luaje ndaj Kukësit.

E ardhmja…

Unë edhe këto ndeshje jam me Tiranën dhe më pas largohem. Do iki në Kroaci me NK Goricën. Plani im është që të luaj të bëj sezone të mira dhe pse jo të shitem akoma më lartë se Kroacia. Unë përherë beqar kam qenë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"