Doka: Ja i përse i propozova modeles ruse, Abazajn e kam mik të ngushtë, por të presë kur të ngremë titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2020 | 18:14

Doka: Ja i përse i propozova modeles ruse, Abazajn e kam mik të ngushtë, por të presë kur të ngremë titullin

Mbrojtësi i djathtë i Tiranës Albi Doka shprehet mëse i bindur se ky sezon do të njohë si kampion skuadrën bardheblu duke thumbur direkt shokun e ngushtë, njëkohësisht dhe rivalin e tij Kristal Abazajn.

albi doka

Në lidhje direkte me emisionin “Fan Zone” të “Supersport”, 22-vjeçari zbuloi se përse ngacmoi modelen e famshme ruse. Ai tregon se janë miq dhe donte të bënte shaka. Njëkohësisht, futbollisti bardheblu përsëriti dëshirën se dëshiron të luajë së shpejti jashtë Shqipërisë.

“Ndërprerja e kampionatit nga koronavirusi – Tirana do të shpallet kampione dhe mendoj kur të rikthehemi nga kjo gjendje do ta tregojmë. Mezi po pres të kthehem dhe të ngre kupën e kampionit.

Dieta dhe stërvitja individuale – Tani bëj shumë stërvitje, sepse i kam kushtet në shtëpi, kam palestër, fushë basketbolli, ndërsa sa i përket ushqimit, ndez skarën dhe pjek mish.

Propozimi për martesë për modelen Nastasia Ulf – E kam thjesht shoqe dhe bëmë shaka në Instagram. E kam njohur në Greqi, gjatë pushimeve. Me të kam komunikuar anglisht.

DOKA NASTASIA

Miqtë më të ngushtë – Kristal Abazaj, me atë komunikoj më shumë. Kemi një grup ku janë edhe emra të tjerë si Çekiçi e Krymi. Abazajt po ia them drejtëprdejt: titulli është i Tiranës dhe ai thjesht duhet të presë që të na shohë kur të ngremë kupën.

Abazaj Broja

E ardhmja – Jam te Tirana, vetëm për ekipin tim mendoj tani. Në të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodhë, por qëllimi im është të luaj jashtë”, u shpreh Doka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"