Doka dhe Ismajlgeci, balotazh për krahun e majtë. Ja si pritet të rreshtohet Tirana ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 11:18

Doka dhe Ismajlgeci, balotazh për krahun e majtë. Ja si pritet të rreshtohet Tirana ndaj Vllaznisë

Tirana ka mbyllur paradite përgatitjet për sfidën me Vllazninë, që luhet sot në orën 18:00 në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë kanë bërë pak më shumë se një orë stërvitje dhe për shkak të reshjeve të shiut janë kthyer në dhomat e zhveshjeve.

tiranaaa

Trajneri Julian Ahmataj ka punuar më shumë me formacionin që do të hedhë sot në fushën e lojës. Dilemat e vetme janë shumë pak, me Dokën që duelon me Ismajlgecin në krahun e majtë dhe ndonjë ndryshim të sekondës së fundit në portë.

Pjesa tjetër e grupit është si në sfidën me Teutën, ndërsa vendin e dy të pezulluarve Hoxhallari dhe Torasa do ta marrin Imami dhe Elton Kale. Skuadra nuk ka asnjë futbollist të dëmtuar për sfidën e sotme pa tifozë. Në takimin e parë ishte Tirana që ia doli të fitonte në Shkodër me rezultatin 0-2.

TIRANA

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"