Doka: 5-1 kundër Partizanit ndeshja më e bukur e jetës sime. Të fitojmë kampionatin dhe pastaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2020 | 19:21

Doka: 5-1 kundër Partizanit ndeshja më e bukur e jetës sime. Të fitojmë kampionatin dhe pastaj…

Albi Doka është një nga lojtarët krye sorë të Tiranës. Titullar në të gjithë sezonin e bardhebluve, Doka flet për të tashmen dhe të ardhmen. U shmanget përgjigjeve për fluturimin nga dritarja në pishinë, apo propozimeve nga “Instagram”-i. Gjithsesi, për “Panorama Sport”, mbrojtësi i djathtë flet për atë që presin bardheblutë në të ardhmen. Dy fjalë në fillim për fillimin e kampionatit, ku bardheblutë kanë qenë të vetmit që kanë dashur të nisnin lojën.
albi doka

“Po, normalisht është vendosur që të luhet në datën 3 dhe mezi po presim që të vazdojmë kampionatin”, thotë në fillim ai. Doka pranon se skuadra bardheblu është gati për çdo kundërshtar. “Tirana është gati dhe shokët gjithashtu i kam parë në fushë. Të gjithë mezi por presim që të fillojmë. Jemi më gati se kurrë”, ka vazhduar më tej Albi Doka.

Mbrojtësi kthehet të flasë për të ardhmen pasi nuk ka një kontratë në fund të sezonit. Ai është një nga ata që presidenti Halili i ka kërkuar që të firmosë kontratë, por Albi Doka nuk dorëzohet asnjëherë. Në intervistën për “Panorama Sport”, Doka pranon se do të shijojë titullin dhe më pas do të mendojë për të ardhmen. “E ardhmja ime për momentin është e tillë, që mendoj vetëm për Tiranën dhe të ngre trofeun e titullit kampion. Të marrim një herë titullin dhe më pas le të flasim për të ardhmen”, vazhdon më tej Doka.
dERBI
Në karrierë ka luajtur këto tri vitet e fundit goxha ndeshje, por Doka thotë se sfida më e veçantë ka qenë derbi i këtij sezoni. “Futbolli qenka i çuditshëm. Këtë vit do të shijoj titullin. Ndeshja më e bukur e jetës sime dhe kënaqësia më e madhe për mua, 5-1 me Partizanin dhe Tirana e madhe”, shtoi ai.
fituesi_kupa_2017
Në shtëpi ka medaljen e Kupës, Superkupës. Kur e mendon, i mungon titulli dhe më pas kompletohet me të gjitha. Një gjë të tillë, Doka e ka thënë më parë. Ama mbrojtësi ka një këshillë për veten dhe të gjithë skudrën për të fituar trofeun e rëndësishëm, të qenit në krye të kampionatit. “Tirana është shumë pranë titullit. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Duhet të qëndrojmë të gjithë së bashku, siç kemi qenë dhe
në fund do t’ia dalim dhe do ngremë trofeun e titullit bashkë me tifozët tanë të mrekullueshëm”, mbylli Doka.

albi doka
Problemi i Tiranës mbetet Albi Doka dhe kontrata. Nëse rinovon, mbrojtësi do të largohet duke u dhënë të ardhura bardhebluve, por ekziston mundësia që ai të mos rinovojë dhe të largohet me parametër zero. Albi Doka po ndiqet nga shumë ekipe të huaja, mes të cilave edhe Sherif Tiraspoli. Situata është shumë komplekse dhe të luajturit në verë mund të shkatërrojë çdo plan si të Tiranës dhe lojtarit. Gjithçka mbetet për t’u parë. Sido që të jetë, në fund të kampionatit, Doka është një nga lojtarët që mund të largohet nga Tirana. Sipas “Transfermarkt”, vlera e lojtarit llogaritet 250 mijë euro. Veç Tiranës që i ka ofruar rinovimin, veç të huajave në lojë janë edhe ekipe të tjera të Superiores.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"