Dobi me dilema në dy reparte, si pritet të rreshtohet Kukësi sot ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 12:03

Dobi me dilema në dy reparte, si pritet të rreshtohet Kukësi sot ndaj Partizanit

Pritet me interes rreshtimi që do t’i bëjë Dobi lojtarëve të Kukësit në përballjen ndaj Partizanit, ku gjatë javës ka provuar skema të ndryshme.

KUKESI 4

Megjithatë, gjasat janë që të vijojë të luajë me një sulmues të deklaruar dhe jo dy, me Zivkoviç që është në balotazh me Barbozën për një vend titullari.

Më pas ka dilema edhe në mbrojtje, me Iliç që pritet të bëjë debutimin në qendër të saj, ndonëse alternativë është edhe Bytyçi, për të qenë krah Ilieskit.

Pjesa tjetër pritet të mos ketë ndryshime nga Kukësi i Gegës, edhe pse mbetet për t’u parë sot në fushë nëse Dobi do të vijë me ndonjë surprizë, që është diçka e pritshme kur ndërrohet trajneri. Sfida e sotme nis në orën 15:00.

KUK (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"