Do votojë në asamble kryebashkiaku i PS-së, administratori i Veleçikut braktis klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2018 | 11:21

Do votojë në asamble kryebashkiaku i PS-së, administratori i Veleçikut braktis klubin

Klubi i Velecikut ka mbetur pa administrator. Shpëtim Halaj që administronte klubin prej disa vitesh mësohet se ka dhënë sot dorëheqjen.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se kryetari i bashkisë, Tonin Marinaj ka vendosur të shkojë vetë në asamble dhe të votojë më 7 shkurt.

Veleciku

Halaj nuk ka pranuar duke pretenduar se duke qenë ai administratori dhe duke investuar tek ekipi do të duhej të votonte ai. Bashkia e Koplikut drejtohet nga Tonin Marinaj, që është i PS.

Aktualisht klubi nuk ka administrator. Halaj cilësohej si mbështetësi kryesor i Veleçikut, por duket se ndarjet politike e kanë lënë klubin në një kaos të madh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"