“Do t’u dëshmoj drejtuesve se nuk gabuan”, Adili flet si shkodran: Vij te një ekip me histori 100-vjeçare …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2020 | 18:14

“Do t’u dëshmoj drejtuesve se nuk gabuan”, Adili flet si shkodran: Vij te një ekip me histori 100-vjeçare …

Mevlan Adili ishte përforcimi i parë i Vllaznisë në merkaton e janarit. Qëndërmbrojtësi 25-vjeçar u transferua nga skuadra e Shkupit drejt Vllaznisë, duke firmosur kontratë 1-vjeçare me kuqeblutë.

Adili5

Në të kaluarën Adili ka qenë pjesë e Shkëndijës, UTA Arad, Zalgiris dhe së fundmi Shkupit. Në një prononcim për faqen zyrtare të Vllaznisë, futbollisti foli në lidhje me aventurën e tij të re, duke u shprehur:

“Zgjodha Vllazninë sepse më pëlqen si klub me shumë traditë 100 vjeçare, përpos kësaj kushtet që mu ofruan ishin të mira dhe për rrjedhojë arritëm këtë marrëveshje me sukses.

Adili55

Fakti që trajner do të kem Mirsad Jonuz që është shumë i njohur në vendin tonë ngaqë ka qenë edhe trajner i kombëtares së Maqedonisë, besoj se do të më ndihmojë që të ambientohem sa më shpejt me ekipin dhe të jap më të mirën për të. Me Vllazninë do të dëshiroj të arrij objektivat e klubit në radhë të parë dhe e dyta, të tregoj dhe t’u dëshmoj drejtuesve të klubit se nuk kanë gabuar që më besuan”, përfundoi Adili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"