“Do t’ju njoftojmë javën e ardhshme”/ FSHF e bën baltë, edhe Kategoria e Dytë në kaos për fillimin e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 11:45

“Do t’ju njoftojmë javën e ardhshme”/ FSHF e bën baltë, edhe Kategoria e Dytë në kaos për fillimin e kampionatit

U hodh sot në ambientet e “Air Albania Stadium” shorti i kalendarit të Kategorisë së Dytë. Ashtu si në 2 kategoritë e tjera, edhe në të Dytën, situata paraqitet kaotike, teksa nuk është përcaktuar ende një datë e saktë se kur topi do fillojë të lëvizë.

Shkumbini

“Për datën e nisjes së kampionatit do t’ju njoftojmë javën e ardhshme”, u tha nga drejtuesit e FSHF-së gjatë hedhjes së shortit. Rrumpalla duket se do të vazhdojë, teksa kalendari u hodh pa data.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"