“Do t’ju befasojmë me mikpritjen”, Shqipëria pret Europianin 2022

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2021 | 18:27

“Do t’ju befasojmë me mikpritjen”, Shqipëria pret Europianin 2022

Në mbledhjen e bordit të Federatës Europiane të Peshëngritjes që u zhvillua ditën e djeshme në Moskë u morën disa vendime të rëndësishme, ndër to u përcaktua edhe kalendari i aktiviteteve për vitin e ardhshëm. Me 100% të votave nga anëtarët e bordit, Shqipëria u përzgjodh si vend organizator për të pritur Kampionatin Europian 2022 të Peshëngritjes për moshat U-17 dhe U23, aktivitet që do të mbahet tetorin e vitit të ardhshëm në Tiranë.

Europiani-i-peshengritjes-Tirane

Lajmin e ka dhënë vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, nëpërmjet një lidhjeje telefonike nga Rusia. Shumë i lumtur për organizmin e kësaj veprimtarie, kreu i shtangës shqiptare i garantoi të gjithë se nuk do të mbeten të zhgënjyer nga Shqipëria, por përkundrazi dot të befasohen. Në fjalimin e tij gjatë mbledhjes së bordit të Federatës Europiane, Gjoza do të shprehej: “Shqipëria ka një përvojë shumë të mirë në organizimin e këtyre eventeve madhore. Vendi ynë është kthyer në një destinacion turistik për të gjithë botën.

Ky aktivitet do të mbahet në Tiranë, ku Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka mbështetjen ekskluzive të kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj. Në Tiranë siç dihet është ndërtuar një park olimpik, i cili i plotëson në mënyrë të shkëlqyer të gjitha kushtet për zhvillimin e një veprimtarie të tillë. Kemi një sallë me mbi 3000 metra katrorë, ka ambiente për mitingje, trajnime dhe akomodimin për zhvillimin e aktivitetit. Mbi të gjitha dua t’ju them që do të gjeni mikpritjen shqiptare. Ju garantoj të gjithëve se Shqipëria nuk do t’ju zhgënjejë dhe do të mbeteni të befasuar”, deklaroi në fjalimin e tij kreu i shtangës shqiptare, Elez Gjoza.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"