“Do t’i japim rëndësi Kupës, synojmë finalen”, Memelli: Nuk e di nëse Skënderbeu do të luftojë për të dy frontet, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2021 | 11:43

“Do t’i japim rëndësi Kupës, synojmë finalen”, Memelli: Nuk e di nëse Skënderbeu do të luftojë për të dy frontet, por…

Skënderbeu rikthehet të luajë në fushën e blertë, teksa ditën e nesërme do të sfidojë skuadrën e Teutës në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, e programuar me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Në vigjilje të kësaj sfide, ka folur trajneri i korçarëve, Migen Memelli përpara mediave duke analizuar këtë përballje:

mEMELLI

Sfida ndaj Teutës – “Do t’i shikojmë ndeshjet njëra pas tjetrës. Kemi nesër përballë Teutën, një skuadër që ka bërë mirë në kampionat. Ne do t’i japim rëndësi Kupës, për të shkuar në finale.”

Lufta në dy fronte – “Nuk e di a e ka Skënderbeu potencialin për të luftuar në të dyja frontet, por ajo që është se cilësia e lojtarëve dhe angazhimi që ata kanë na japin të drejtën që të tentojmë. Pa diskutim mua më intereson që lojtarët të jenë të ndërgjegjshëm që kemi një ndeshje të radhës për të luajtur dhe asgjë më tepër.”

Rotacion dhe grup lojtarësh më shumë – “Teuta ka luksin të bëjë rotacion dhe ne do ta analizojmë se çfarë kanë bërë mirë apo keq në dy ndeshjet e fundit. Sigurisht pastaj do të shohim edhe mundësitë tona për të ecur përpara në Kupë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"