“Do t’i falja të dy golat ndaj Kukësit për fitore”, Bregu: Krasniqi, sulmuesi më i mirë i kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 18:42

“Do t’i falja të dy golat ndaj Kukësit për fitore”, Bregu: Krasniqi, sulmuesi më i mirë i kampionatit

Sulmuesi i Teutës, Dejvi Bregu u shpreh pas barazimit me Kukësin se do ta falte dopietën e shënuar ndaj verilindorëve për fitore. Për “Gol pas goli” në “Supersport”, futbollisti i “djemve të detit” theksoi se skuadra durrsake duhet ta marrë këtë barazim me qetësi, sepse kampionati mbetet akoma i hapur.
bandicam 2021-02-26 18-29-29-107

“Shënoi dopietë me Teutën – Do t’i falja dy golat për fitore ndaj Kukësit. Kishim besim pas rezultateve pozitive. Futbolli prandaj është i bukur dhe i hidhur. Më vjen keq për djersën e çunave. Megjithatë, shkojmë përpara.

Vllaznia, kundërshtari i radhës – Çdo gjë është e hapur. Ekipet rivale përballen me njëra tjetrën. Duhet të përqëndrohemi te ndeshja me Vllazninë. Ta marrim barazimin me qetësi, kampionati është i gjatë.

Specialist i goditjeve të dënimit – Falë kësaj pjekurie që kam fituar te Luftëtari, Skënderbeu dhe Teuta, po ushtrohem t’i realizoj dhe në stërvitje. Uroj që ta ndihmoj ekipin për fitore në ndeshjet e tjera.

Loja me Krasniqin dhe Grudën – Përderisa të dy fitojnë shumë faulle dhe unë i shfrytëzoj mirë, do të thotë që të dy janë më të aftë për të fituar fualle.fitojnë të dy faullet dhe unë i shënoj. Të dy janë futbollistë potentë. Krasniqi është sulmuesi më i mirë i kampionatit. Uroj që të dy të na ndihmojnë si gjithmonë në ndeshjet e ardhshme.

Loja e ngadaltë e ekipit – Nuk është detyra ime t’ua kërkoj shokëve. Me këtë merret trajneri. Rastet që ekipi më ka ndihmuar i kam shfrytëzuar, ka dhe raste që kam ndeshur vështirësi. Ky kam-pionat lë shumë pak hapësira. Shpresoj ta ndihmoj më shumë ekipin në vazhdimësi”, përfundoi sulmuesi i Teutës, Dejvi Bregu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"