Do të zbresë në fushë ndaj Partizanit, Lulaj premton “mur” me kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2018 | 21:59

Do të zbresë në fushë ndaj Partizanit, Lulaj premton “mur” me kurbinasit

Bruno Lulaj, elbasanasi i huazuar për herë të dytë nga Skënderbeu te Laçi, tha të mërkurën se problemet shëndetë- sore janë lënë pas. Mirëpo, për të parë futbollistin në fushë, duket se duhet pritur java e parë e fazës së tretë, ndërsa bardhezinjtë do të përballen me Partizanin. Së bashku me Shtubinën, Lulaj vlerësohet maksimalisht në Kurbin dhe bashkimi gjatë janarit me formacionin e Mezanit tregon se klubi laçian ka objektiva seriozë këtë edicion.

Bruno Lulaj Laci

MBROJTËSI – Teksa ndoqi nga tribuna sfidën Laçi-Luftëtari për Kupë, mbrojtësi u shpreh: “Jam tërë dëshirë këtu. Natyrisht huazimi i kaluar ka lënë shije mjaft të mirë dhe tani, teksa skuadra është kompetitive dhe brenda objektivave, nuk jam menduar dy herë. Sapo kam kaluar një dëmtim dhe unë do jem plotësisht gati vetëm kur të mbërrijë sfida me Partizanin”, tha Lulaj.

Lulaj

Ai, së bashku me Kallakun dhe disa sportistë të tjerë të Laçit, ndoqën nga tribuna ndeshjen e së mërkurës. Sakaq, Mezani me të tijtë ka vijuar rregullisht seancat përgatitore.

Ndeshja e radhës është nesër dhe sërish në shtëpi. Kundër Teutës pritet i njëjti formacion si ai i mesjavës në Kupë. Edhe pse durrsakët janë pozicionuar nga fundi i tabelës, sërish te Laçi mendojnë se dueli është i gjithi për t’u vlerësuar. Aq më tepër që Teuta drejtohet nga Stavri Nica, i cili me Laçin ka bërë histori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"