“Do të votoja Levën”, Haland i shkel syrin Anglisë: Kampionati aty është më emocionues se në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 18:16

“Do të votoja Levën”, Haland i shkel syrin Anglisë: Kampionati aty është më emocionues se në Gjermani

Erling Haland ka dhënë një intervistë të gjatë për “Sky Sport Germany”, ku foli për situatën e stadiumeve por dhe për tema të tjera.

haland

Stadiumet

“Na mungojnë fansat në Gjermani. Në Angli stadiumet janë plot. Nëse sheh futbollin anglez në televizor, e sheh që është më emocionuese. Loja në vetvete është më emocionuese. Kjo nuk është një situatë e mirë. Këtë vit kam luajtur ndeshje me 5 mijë spektatorë, por më pas mendoja po sikur të ishin 35 mijë? Shpresojmë të rikthehen.

Çmimi FIFA THE BEST

“Do të votoja Levandovskin, por Benzema dhe Mesi janë gjithashtu të jashtëzakonshëm. Do t’i vendosja edhe atë në podium.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"