“Do të udhëtojmë brenda ditës në transferta”, Refik Halili: Ja e vërteta e çështjes së licencimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2020 | 13:11

“Do të udhëtojmë brenda ditës në transferta”, Refik Halili: Ja e vërteta e çështjes së licencimit

Presidenti i Tiranës, Refik Halili dha opinionin e tij, në lidhje me vendimin e marrë së fundmi, për rifillimin e kampionatit në datën 3 qershor. Në prononcimin për mediat, pas mbledhjes së sotme, ai u shpreh:

refik halili

“Uroj të jemi të gjithë mirë, mbas këtij sikleti të madh që kanë kaluar të gjithë njerëzit. Mirë është që të luhet futboll. Në qoftë se futbollistët do të rrijnë edhe 2-3 muaj pa luajtur, është një humbje e madhe sportive. Për mua, nëse flasim për të eliminuar shpenzimet, mirë është mos luhet, nëse flasim për futboll, mirë është të luhet futboll. Ne duam të vazhdojmë. Masat janë gjëra të realizueshme, gjithsesi do të shikojmë, si janë hotelet dhe të gjitha me radhë.

Unë kam një mendim, ndoshta udhëtimet në transferta do ti bëjmë brenda ditës. Do lodhemi pak, por në këtë mënyrë mund të eliminojmë ndonjë të papritur. Për titullin, unë kam qejf edhe të flasim, por pak më vonë. Është shpejtë, jemi 9 pikë para, them se do të marshojmë drejt rrugës që kemi nisur. Festa e 100 vjetorit është prishur disi nga kjo situatë. Unë kam shpresa te kthimi i tifozëve. Edhe në qoftë se nuk lejohet, do ta gjejmë një formë për ta festuar.

Te ekipi jonë kemi pasur fat, që të gjithë lojtarët janë në Tiranë dhe nuk kanë lëvizur të huajt. Nuk ka shfaqur njeri dëshirën për të mos luajtur. Gjithmonë jemi gati për garë. 3 kriteret që ka FSHF për licencimin, ne i kemi plotësuar. Klubi ka bërë goxha punë me ndihmën edhe të stafit të FSHF-së, si dokumentacion është totalisht. Në qoftë se ka ndonjë gjë mangët, kemi kohë ta plotësojmë. Marrëveshjen e kemi realizuar me tatimet”, u shpreh Halili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"