“Do të tregohemi ambiciozë kundër Totenhemit”, ish-legjenda e Milanit: Konte e njeh futbollin tonë, do të jetë ndeshje e vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2022 | 13:09

“Do të tregohemi ambiciozë kundër Totenhemit”, ish-legjenda e Milanit: Konte e njeh futbollin tonë, do të jetë ndeshje e vështirë

Ish-mbrojtësi legjendar i Milanit, Franko Barezi ka reaguar pas shortit, ku kuqezinjtë do të përballen me Totenhemin e Antonio Konte. Në një deklaratë për “Mediaset” zëvendëspresidenti i nderit të kuqezinjve u shpreh se do të jetë e vështirë si në çdo ndeshje të Ligës së Kampionëve.

franco-baresi-e1539632607450

“Ne e respektojmë Tottenhamin, Konte e njeh futbollin tonë, do të jetë e vështirë si në çdo ndeshje të Ligës së Kampionëve. Por ne duhet të jemi ambiciozë. Përvoja e vitit të kaluar na ndihmoi shumë, lojtarët janë rritur në çdo pozicion. Ne po luajmë futboll proaktiv, tërheqës që ju pëlqen.  Lojtarët janë të përfshirë, ka entuziazëm dhe skuadra është gati për raundin e dytë të Champions.  San Siro do të jetë një ndihmë e madhe”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"