Do të transferohet në janar, Milot Rashica kontratë 5-vjeçare me klubin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 16, 2020 | 23:59


Do të transferohet në janar, Milot Rashica kontratë 5-vjeçare me klubin e ri

Vetëm në sekondën e fundit dhe ditën e fundit të merkatos, Milot Rashica nuk arriti të vishte fanellën e Bajer Leverkusenit. Vendimi për t’i thënë lamtumirë Verder Bremenit është shtyrë vetëm pasi klubet nuk kishin rënë dakord për disa detaje të fundit.

rashica

“Ajo që ndodhi kaq afër vijës së finishit javën e kaluar duhet të ndodhë brenda disa javësh. Në janar, ky është plani i qartë, ndryshimi nga Veser në Rajn do të ndodhë”, u shpreh për “Bild” menaxheri i skuadrës, Rudi Fëler. Kontrata pesëvjeçare me “Aspirinat” deri në vitin 2025 ishte nënshkruar tashmë.

Vetëm data e fillimit duhet të ndryshohet nga tetori 2020 në janar 2021. Por, merkatoja do të hapet përsëri në 2 janar. Deri atëherë ka vetëm dhjetë ndeshje të Bundesligës. “Leverkusen ka ende nevojë për një sulmues tjetër. Ka shumë mundësi që ai do të jetë Rashica”, shtoi Fëler. Një arsye shumë e rëndësishme është trajneri Peter Bosz, i cili ishte jashtëzakonisht i irrituar pse nuk erdhën më lojtarë në fillim të tetorit, por ai po bën presion për përforcime të brendshme. Holandezi njihet si simpatizant i madh i Rashicës.

rashicaa

Në vitin 2015 ai ka punuar me sulmuesin në Holandë. Rashica bëri debutimin e tij si lojtar profesionist nën drejtimin e Bosz në “Vitesse Arnheim”. Trajneri e njeh golashënuesin shumë mirë. Ai ende e dëshiron atë dhe me shumë mundësi do ta ketë në dispozicion për fazën e dytë të sezonit në Bundesligë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com