“Do të shkojmë në finale”, Kallaku: Nuk kam vendosur akoma për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 23:08

“Do të shkojmë në finale”, Kallaku: Nuk kam vendosur akoma për të ardhmen

Mesfushori i Teutës Sherif Kallaku beson se pavarësisht barazimit 0-0 ndaj Kukësit në takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, durrsakët do të kualifikohen në finale.
Kallaku
Në lidhje me të ardhmen, Kallaku shtoi për “Supersport” se ende nuk ka vendosur se ku do të luajë.

“ Ndeshja – Realisht, duam të japim një trofe për durrsakët. Trofeu jepet duke luajtur në fushë. Luajtëm në një fushë të vështirë. Jam i lumtur për rezultatin, por ndihem disi i zhgënjyer për rastet e humbura. Por, kam besim se në ndeshjen e kthimit do të sigurojmë kualifikimin.

Forma e mirë e Teutës – Kemi dëshirë të madhe të luajmë mirë, kjo dëshirë është rritur pas pandemisë. Nuk kemi presion. Skuadra po shprehet mirë.

E ardhmja – Po të kisha marrë vendim, do ta thosha. Kam për të realizuar objektivin e fitores së Kupës dhe pjesëmarrjes në Europë. Ka 7 ndeshje, e shoh veten në finale. Pastaj do të vendos me qetësi. Mendoj për ndeshjet e ardhshme.

Dëshira ime është ta mbyll me trofe. Kur ikën me trofe, është një vlerë më e madhe. Dua të luaj në një kampionat më të fortë, dua të kem një karrierë sa më të pasur”, përfundoi futbollisti i Teutës Sherif Kallaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"