“Do të shfrytëzojmë dobësitë e Apolonisë”, sulmuesi i Tomorit: E korrigjojmë “shënjestrën”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2022 | 12:38

“Do të shfrytëzojmë dobësitë e Apolonisë”, sulmuesi i Tomorit: E korrigjojmë “shënjestrën”

Tomori kërkon edhe një fitore shprese. Pasi kaluan Besëlidhjen në shtëpi, tashmë duan të tregojnë veten në transfertë.

Beselidhja-tomori

E dinë që në Fier do të jetë “malore”, por zgjidhje nuk kanë. Nëse duan t’i largohen fundit, pikët bëhen domosdoshmëri. Që të shkosh deri atje, kërkohet goli ama dhe në skuadër e dinë mirë këtë.

Gjatë javës është punuar shumë në këtë drejtim dhe këtë e pohon edhe nigeriani Adetola Vahab Laval për “Panorama Sport”. Sulmuesi i linjës së majtë paralajmëron se do t’i korrigjojnë gabimet.

“Në fushën e Fierit luhet futboll dhe të gjithë jemi të gatshëm që të tregojmë më të mirën. Do të bëjmë maksimumin për të mos dalë pa pikë. Kemi punuar shumë që të korrigjojmë gabimet tona dhe sidomos në finalizim, pasi raste krijojmë me bollëk. Besojmë të shfaqemi në lojën tonë dhe të shfrytëzojmë maksimalisht edhe dobësitë e Apolonisë. E njohim mirë kundërshtarin tonë edhe në këtë aspekt, ka mbyllur Laval.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"