Do të sfidojnë Shqipërinë, trajneri i Anglisë i gëzohet fitores ndaj San Marinos: Kemi bërë paraqitje fantastike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2021 | 14:35

Do të sfidojnë Shqipërinë, trajneri i Anglisë i gëzohet fitores ndaj San Marinos: Kemi bërë paraqitje fantastike

Trajneri i Anglisë, Gareth Sauthgejt, pas fitores me San Marinon dha përshtypjet e para rreth skuadrës së tij.

sauthgejt

“Ne e bëmë mirë aq sa mundëm. Isha vërtet i kënaqur me mënyrën se si bënim presion kur humbitnim topin. Kjo nxori në pah mentalitetin e ekipit për 90 minuta. Sigurisht, ishte një kundërshtar që duhet ta mundim. Kishte shumë paraqitje të mira individuale. Do të ishte e vështirë të zgjidhja një.

Lojtarët e mesfushës lëvizën me të vërtetë mirë. Filips, isha vërtet i kënaqur për të. Ai e ka përdorur mirë topin dhe atletizmi i tij rreth fushës ishte i mirë. Mason Mount në pjesën e parë ishte i shkëlqyeshëm dhe vendosi tonin.

Ishte mirë të shihje Lingardin që dukej sikur po shijonte përsëri futbollin e tij. Kishte shumë gjëra të mira në këtë ndeshje”, u shpreh Sauthgejt pas fitores 5-0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"