Do të sfidojnë Kukësin, ja si paraqitet gjendja e lojtarëve tek Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2021 | 11:51

Do të sfidojnë Kukësin, ja si paraqitet gjendja e lojtarëve tek Tirana

Bardheblutë kanë vazhduar edhe dje përgatitjet për sfidën me Kukësin. Në grup nuk ka të dëmtuar. Problem i vetëm mbetet numri i lartë i lojtarëve që janë në dispozicion të trajnerit Orges Shehi.

Tirana festa

Për 11-shen që do të luajë nga minuta e parë, trajneri ende është në mëdyshje, pasi shumë lojtarë luajnë për një fanellë në pozicione të ndryshme. Për t’u zbuluar është fakti nëse disa nga titullarët do të qëndrojnë në stol. Shehi pritet të aktivizojë në portë Bekajn.

Në mbrojtje Toshevski, Najdovski ose Vangjeli, Hoxhallari dhe Ismajlgeci. Korçari rrezikon fanellën e titullarit me katër. Në mesfushë, luajnë Batha e Çelhaka. Ndërsa treshja pas Seferit do të jetë Halili, Torasa e Kale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"