“Do të rregullohemi për Dinamon”, Gvozdenoviç sheh kreun: Patëm probleme pas pushimit, nuk ishim agresivë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 22:00

“Do të rregullohemi për Dinamon”, Gvozdenoviç sheh kreun: Patëm probleme pas pushimit, nuk ishim agresivë

Ivan Gvozdenoviç u kënaqet pikëve, por jo lojës. Ka rezerva dhe sidomos për pjesën e dytë. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, numri një i pankinës së Skënderbeut evidentoi çfarë nuk shkoi.

Ivan

“Jam i kënaqur vetëm për pikët, pasi në lojë patëm probleme dhe kjo nuk më ka pëlqyer. Veçanërisht në pjesën e dytë të takimit. Nëse në të parën kemi qenë mirë, pas pushimit nuk mund të them të njëjtën gjë. Kishim fat që vijuam të ishim në avantazh.

Deri diku dua të justifikoj këtë gjë, me fushën dhe kohën. Ishin në disfavorin tonë pasi nuk na lejonin të dilnim në lojën e duhur”, tha fillimisht serbi. Është i bindur që do të korrigjohen para Dinamos, kundërshtar që e sfidojnë të shtunën në “Selman Stërmasi”.

“Jam i lumtur që fituam dhe kemi kohë të rregullojmë atje ku çaluam, për të qenë gati ndaj Dinamos. Nuk ishim agresivë sa duhet dhe mbi të gjitha ishim pak egoistë në sulm gjë që nuk duhet të ndodhë më. Do të mundohemi t’i rregullojmë.

Kryeqytetasit janë afër dhe çdo ndeshje për ne është finale. Kemi ditë në dispozicion që të bëjmë më mirë se sot. Do të jemi ndryshe si në lojë dhe në mentalitet. Kam besim që do të bëjmë një ndeshje mjaft të mirë kundër kryeqytetasve, pasi kualitetet i kemi”, përfundoi Gvozdenoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"