Do të qëndrojë tek PSG apo do të kthehet në Barcelonë? Autori i biografisë së Mesit zbulon të ardhmen e futbollistit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2022 | 19:13

Do të qëndrojë tek PSG apo do të kthehet në Barcelonë? Autori i biografisë së Mesit zbulon të ardhmen e futbollistit

Gijem Balague, autor i biografisë së vetme të autorizuar të Lionel Mesit, ka dhënë një intervistë për “SER Catalunya”. Libri flet për largimin e Leo Mesit nga Barcelona, ​transferimin tek PSG dhe episodet më të rëndësishme të karrierës së futbollistit argjentinas.

guillem-balague-football-pundit_3761537Një nga çështjet më të rëndësishme është se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e argjentinasit: a do të vazhdojë ai tek PSG apo do të kthehet tek Barça?

Balague heq dyshimet dhe zbuloi se nëse PSG i ofron rinovimin, atëherë sulmuesi do të pranojë. Ndër të tjera ai theksoi se Leo nuk është kontaktuar nga klubi katalanas.

“Nëse PSG do t’i ofronte Messit një kontratë 1+1, ai do ta nënshkruante atë. Leo dëshiron të presë Kupën e Botës për të vlerësuar, por nëse ai dëshiron të vazhdojë të konkurrojë për ‘Topin e Artë’, ai duhet të qëndrojë në Francë. Unë mendoj se Çavi foli me Mesin, por nuk ka asnjë strategji ekonomike apo strategji sportive për ta kthyer atë në Barcelonë. Këto gjëra duhet të bëhen me gjashtë muaj paradhënie dhe nuk ka pasur kontakte Laporta-Mesi“, deklaroi Balague.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"