Do të përballet me Kukësin në Champions, Karabaku një histori suksesi që kapi grupet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 23:43

Do të përballet me Kukësin në Champions, Karabaku një histori suksesi që kapi grupet

Karabak është klubi më i suksesshëm në Azerbajxhan. Ai është formuar që më 1951, ndërsa ka vendosur diktatin në futbollin azer gjatë dekadës së fundit. Pas vendeve të para në 2008-2013, Karabak në pesë sezonet e fundit është kampion i Azerbajxhanit. Vitin e kaluar, klubi arriti majën duke mbërritur deri në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, duke qenë klubi i vetëm azer që mbërriti deri në këtë fazë.

karabak

Në një grup me Romën, Atletikon e Madridit dhe Çelsin, azerët morën dy barazime dhe pësuan katër humbje. Me një buxhet rreth 20 milionë euro, Karabak synon që të mbërrijë sërish në fazën e grupeve. Azerët kanë provuar të luajnë edhe në grupet e Ligës së Europës.

Prej 2008-ës, Karabak drejtohet nga trajneri Gurban Gurbanov, i cili ka futur stilin tiki-taka në skuadër. Disa ditë më parë, klubi bëri një goditje të rëndësishme në merkato, duke afruar portierin e Kombëtares së Islandës, Hanes Halldorson. Prej tetë vitesh, me Karabak luan edhe ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"