“Do të ngremë një akademi ndërkombëtare”, presidenti i Dinamos: Nuk jam këtu për të qeshur, i entuziazmuar nga pasioni i tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 15:50

“Do të ngremë një akademi ndërkombëtare”, presidenti i Dinamos: Nuk jam këtu për të qeshur, i entuziazmuar nga pasioni i tifozëve

Presidenti i Dinamos Marko Pontreli rrëfen planet e ardhdhme për “Blutë”.
Dinamo Pontreli

Në një intervistë për median italiane “Sportpress24”, presidenti shton se te klubi kryeqytetas është kthyer buzëqeshja pas 6 muajve të vështirë, ndërsa premton se do të shtojë një qendër të dytë sportive për Dinamon, e cila do të shërbejë si akademi ndërkombëtare.ù

Fabricio-Kamarata-300x298

“Trajneri Kamarata – Është një njeri i madh në aspektin e vlerave njerëzore. Është diçka që i paraprin disiplinës. Rezultatet duhet të vijnë në mënyrë të sinkronizuar. Vendos në plan të parë atë që drejton anijen. Ai është lidhur me mua falë këmbënguljes dhe elementëve të tjerë profesional. Është gati të hedhë hapin e madh.ù

Dinamo

Dinamoja – Një emër me një histori të bukur. Klub që ka fituar shuë trofe dhe ka dhënë në arenën ndërkombëtare. Flas gjithmonë me tifozët dhe jam i emocionuar nga dashuria dhe respekti që ata kanë për këtë fanelë. Kam mbledhur hirin e 6 muajve me shumë sakrificë dhe përkushtim. Tani jemi të ekuilibruar. Të gjithë buzëqeshim, por rruga është e gjatë dhe nuk kam ardhur këtu që të qesh. Duhet të shpëtojmë sezonin. Kur erdha te Dinamoja, ekipi kishte grumbulluar 11 pikë. Play-out është akoma utopi sepse kemi dhe dy beteja për të zhvilluar.

Projekti – Kam një program dhe besoj se Dinamoja do të ketë një qendër të dytë sportive, e cila do të shërbejë si akademi ndërkombëtare dhe do të drejtohet instruktorë të huaj dhe ish-kampiona bote, të cilët do të transmetojnë vlerat sportive dhe njerëzore.

Ambicia – Futbolli është një kompani dhe ka nevojë të gjenerojë të ardhura për të garantuar premisa të mëdha. Kthimi i Dinamos në seriozitetin profesional është misioni im për të treguar ka ardhuar koha për të ringjallur këtë emër. Do të përqëndrohemi te të rinjtë dhe do t’u hapim dyert personave që kanë njohuri për futbollin”, u shpreh Pontreli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"