“Do të ngjitet shpejt në Superiore”, Diamanti i bindur për suksesin e Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 16:49

“Do të ngjitet shpejt në Superiore”, Diamanti i bindur për suksesin e Flamurtarit

Prej dy sezonesh është pjesë e Flamurtarit edhe 21-vjeçari, Gersi Diamanti. Ai e sheh këtë ekip në Superiore pas një viti. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Diamanti shprehet se me rikthimin e Moçkës dhe Ribajt, elita është e sigurt.

unnamed

Ai fton të gjithë lojtarët e rinj të akademisë të japin maksimumin sezonin ri, ndërkohë që pranon se nëse klubi do bëjë përforcime, do të ishte më mirë.

“Me ardhjen e lojtarëve me eksperiencë, si Ribaj dhe Moçka, mendoj se Flamurtari do të ngjitet shpejt në Superiore. Jam i bindur se ngjitja do jetë e shpejtë. Të gjithë ne lojtarët do të bëjmë maksimumin, po stërvitemi mjaft mirë dhe kemi një ritëm të kënaqshëm. Presim të startojë kampionati dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një. Të rinjtë po e justifikojnë besimin, madje goxha mirë.

Me kalimin e kohës duke u stërvitur fort, do jenë edhe më mirë. Ata kanë dëshirë të japin më të mirën dhe është një mundësi shumë e mirë për ta, që duhet ta shfrytëzojnë. Normalisht, nëse afrohen lojtarë me eksperiencë, do jetë më mirë, por me këto gjëra merren stafi drejtues dhe ai teknik.

Besoj se do të ketë përforcime të tjera. Personalisht, ndihem mirë, sepse jam prodhim i akademisë vlonjate. Jam i kënaqur që po kontribuoj për ekipin ku jam rritur dhe do bëj maksimumin për Flamurtarin. Të gjithë bashkë mund ta arrijmë objektivin, ngjitjen në elitë në një kohë sa më të shkurtër”, u shpreh sulmuesi Diamanti.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"