Do të mungojë për herë të parë pas 7 vitesh në ditëlindjen e motrës dhe karnavalet e Brazilit, Nejmar bën deklaratën ironike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2020 | 21:17

Do të mungojë për herë të parë pas 7 vitesh në ditëlindjen e motrës dhe karnavalet e Brazilit, Nejmar bën deklaratën ironike

Sulmuesi i PSG-së, Nejmar do të mungojë për herë të parë në ditëlindjen e motrës së tij, Rafaela Santos dhe në karnavalet braziliane që zhvillohen afër datës së ditëlindjes.

070ef000-5414-11ea-b9fc-c181243e5643

Kjo është hera e parë që ylli brazilian do të mungojë në ditëlindjen e motrës së tij, që nga viti 2013 kur ai kaloi në Europë. Ai gjithmonë ka përdorur justifikime të ndryshme, si dëmtim apo ka marrë karton të kuq, shpesh të përfolur si të qëllimshëm, vetëm e vetëm që të ishte pranë motrës së tij në ditën më të rëndësishme.

“Ka një lumturi të madhe qe unë nuk do të marr pjesë në karanavalet e vitit 2020, fundjavën tjetër në Brazil. Ky është realiteti. Këtë herë nuk do të ketë polemika,” deklaroi me ironi Nejmar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"