“Do të mundohemi t’ia bëjmë të vështirë Anglisë”, Etrit Berisha: Ja cilët janë lojtarët më të rrezikshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2021 | 13:28

“Do të mundohemi t’ia bëjmë të vështirë Anglisë”, Etrit Berisha: Ja cilët janë lojtarët më të rrezikshëm

Në prag të ndeshjes me Anglinë, ditën e nesërme, në konferencë për shtyp ka dalë kapiteni i Shqipërisë, Etrit Berisha, i cili u shpreh se skuadra do të përpiqet të marrë një rezultat pozitiv dhe në rast se kjo realizohet, do jetë më e lehtë rruga për të ardhmen.

etrit berisha

Anglia – “Anglia është një skuadër e fortë, nëse merren lojtaret që ka në përbërje, kanë potencial shumë për të krijuar raste dhe për të fituar ndeshjet. Ne i dimë kualitetet e tyre, po e përgatisim sa më mirë këte ndeshje.”

Kumbulla – “Kumbulla është një lojtar në rritje, por kemi edhe të tjerë që janë të mirë dhe janë të gatshëm për nje paraqitje pozitive.”

Presioni – “Anglia është një ekip shumë i mirë, një nga më të mirat në botë, presioni nuk është aq i lartë, jo aq sa ndeshjet e tjera si në ndaj atyre me kundërshtar direkt, do të mundohemi t’ia bëjmë të vështirë që të dalim edhe me pikë.”

Andorra – “I dinim vështirësitë me Andorrën, sepse i njihnim kundërshtarët, fituam dhe më pas Kombëtarja ka shumë kohë pa luajtur me një skuadër si Anglia, kjo është një ndeshje unike dhe shpresojmë të marri m një rezultat pozitiv dhe ndihemi gati.”

Lojtarët e rrezikshëm tek Anglia – “Lojtarët kanë kualitete, ata luajnë në kampionatet më të fortë në botë, Kejn dhe Stërling janë dy lojtarë që kanë patur shumë prezenca në Angli dhe janë dy më të rrezikshmit.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"