“Do të mbetet në historinë e basketbollit të trevave shqiptare e më gjerë”, Ponari: Realizuam një ëndërr Ponari: Realizuam një ëndërr

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 11:49

“Do të mbetet në historinë e basketbollit të trevave shqiptare e më gjerë”, Ponari: Realizuam një ëndërr Ponari: Realizuam një ëndërr

Avni Ponari, presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe një prej iniciatorëve kryesorë të krijimit të Ligës Unike, u shfaq shumë i gëzuar për finalizimin e këtij projekti.

avni ponari

“Në këto kohë të pazakonta është një ëndërr që po bëhet realitet dhe unë ndihem krenar që po firmos këtë marrëveshje sa sportive, aq edhe patriotike siç është themelimi i ligës së basketbollit”, deklaroi Ponari, i cili më pas falënderoi komunitetin e basketbollit në të dyja vendet, si dhe presidentin e FIBA-as për Europën: “Ky projekt shumëvjeçar vjen i maturuar me terma konkretë dhe të mirëpërcaktuar, ku ka gjetur një miratim të gjerë dhe përkrahje nga komuniteti i basketbollit në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe nga familja e madhe ku ne aderojmë FIBA Europë.

Dua ta falënderoj z. Turgai Demirel, i cili na ka mbështetur në të gjitha hallkat e lobimit dhe të realizimit të kësaj ëndrre të përbashkët. Firmosja e këtij akti është një finalizim i një rruge jo shumë të lehtë, por vendosmëria dhe përpjekjet tona të përbashkëta do ta çojnë përpara basketbollin e trojeve shqiptare, duke e bërë atë më kompetitiv, cilësor dhe të reklamuar në vend dhe rajon.

Do të jetë një Ligë Unike, pasi për herë të parë është basketbolli sporti që ngre siparin e këtij bashkëpunimi. Si presidenti i FSHB shpreh angazhimin tim maksimal. Kjo do të mbetet një shenjë e mirë në historinë e basketbollit të trevave shqiptare dhe më gjerë”, përfundoi kreu i FSHB-së.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"