Do të mbajë numrin e Bardhit, sulmuesi kroat i Partizanit bën deklaratën e parë si “dem i kuq”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 17:42

Do të mbajë numrin e Bardhit, sulmuesi kroat i Partizanit bën deklaratën e parë si “dem i kuq”

Në ditët e fundit të merkatos, te Partizani u afruan shumë futbollistë, ndërsa merkatoja u mbyll me afrimin e sulmuesit kroat, Andrija Filipoviç.

Filipovic

24-vjeçari ka zbarkuar dje në Tiranë dhe u zyrtarizua me fanellën e kuqe, ku do të mbajë numrin 11, që e kishte Jurgen Bardhi. Vetë Filipoviç e “zyrtarizoi” këtë transferim, pasi gjatë paradites së djeshme ka postuar një foto të tij në rrjetet sociale, ku shihet teksa fluturon drejt Shqipërisë.

Sulmuesi kroat vlerësohet nga “Transfermarkt” me vlerën 500 mijë euro dhe bëhet menjëherë lojtari më i shtrenjtë te Partizani, si dhe ndër më të shtrenjtët në Superiore. Me ardhjen e Filipoviçit, Daja ka tashmë më tepër alternativa në sulm dhe konkurrenca për një fanellë titullari në ofensivë është rritur ndjeshëm.

“Sot është fillimi i një aventure të re. Sfida të reja për t’u përballur, kujtime të reja për të bërë dhe pengesa të reja që do të vijnë…”, shkroi Filipoviç në “Instagram”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"