Do të luhet si me Kukësin, ka vetëm një “risi” në formacionin titullar të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2018 | 10:20

Do të luhet si me Kukësin, ka vetëm një “risi” në formacionin titullar të Tiranës

Tirana ka mbyllur dje paradite përgatitjet dhe është gati për Tomorin.

Seanca e paradites ishte më me pak ngarkesë. “Rebusi” për formacionin vazhdon, pasi edhe dje Ze Maria u mundua që ta mbajë të fshehtë, gjasat janë që në fushë këtë herë të hedhë një ekip si ndaj Kukësit.

27624752_1987740928148686_1689941116468589013_o

Themi të ngjashëm, pasi pritet që ndryshimi i vetëm të vijë në qendër të mbrojtjes, kur nga minuta e parë, do të hedhë kenianin Musa Muhamed. Ky i fundit do të jetë në krahë të Turtullit, ndërsa në krahë rikthehen Kërçiku me Hoxhallarin.

tirana

Në mesfushë pritet treshja klasike, Karabeci-Maveje-Daja, ndërsa në sulm do luajë Ngoo, që do të ndihmohet nga Greca dhe Sentamu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"