“Do të luftojmë deri në fund, kurrë nuk i dihet”, Moçka: Fanella e rëndë, nuk largohem kurrë nga Flamurtari nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 16:36

“Do të luftojmë deri në fund, kurrë nuk i dihet”, Moçka: Fanella e rëndë, nuk largohem kurrë nga Flamurtari nëse…

Shpëtim Moçka ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për Flamurtarin, në barazimin surprizues që këta të fundit morën ndaj Bylisit.bandicam 2020-02-29 16-32-59-147

Për mikrofonat e “Supersport”, gardiani vlonjat u shpreh se ndihet në një formë shumë të mirë, teksa ka thënë se nuk do të largohet kurrë nëse gjërat shkojnë mirë në këtë klub.

“Pavarësisht se jemi në vend të fundit ne do të luftojmë deri në fund, kurrë mos thuaj kurrë, gjithçka mund të ndodhë.

Ndihem shumë mirë dhe jam në formë. Jam aktivizuar në të gjitha ndeshjet dhe shpresoj të bëj shumë për këtë fanellë të rëndë. Nëse është gjithçka në rregull, nuk largohem kurrë nga Flamurtari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"