Do të luftojë në Ukrainë, ish-ylli i skuadrës së Premier Ligës rekrutohet nga ushtria ruse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 22:46

Do të luftojë në Ukrainë, ish-ylli i skuadrës së Premier Ligës rekrutohet nga ushtria ruse

Ish-mesfushori i Evertonit, Dinijar Biljaletdinov është thirrur nga ushtria ruse për të luftuar në Ukrainë. Biljaletdinov luajti për tri vite në “Goodison Park” pasi e transferoi trajneri i atëhershëm i “Toffees”, Dejvid Mojes për 9 milionë paund në vitin 2009. Por pasi u rikthye në Rusi në viti 2012, 37-vjeçari vari këpucët në gozhdë në vitin 2019, pas një aventure të shkurtër me klubin lituanez FK Riteriai.

900x450_uploads,2022,09,28,5689eb77ae

Rekrutimi i tij në ushtrinë ruse vjen pasi presidenti i vendit Vladimir Putin njoftoi urdhrin për mobilizimin e pjesshëm në konfliktin ushtarak në Ukrainë. Si rezultat i këtij ligji, meshkujt në moshën e ushtrisë, të cilët kanë shërbyer më parë në ushtri dhe kanë specialitete të veçanta ushtarake, janë të detyruar që të rekrutohen.

Dekreti i cili hyri në fuqi javën e shkuar do të sjellë rekrutimin e 300 mijë meshkujve rusë për të shërbyer në këtë konflikt. Lajmi i mobilizimit ka trembur jo pak meshkuj e moshës 18-60 vjeç, ndërsa ushtria është vendosur në kufirin me Gjeorgjinë për të parandaluar largimin e tyre nga vendi.

Edhe kompanitë ruse të fluturimit janë urdhëruar të ndalojnë çdo burrë të moshës 18-60 vjeç të largohet nga vendi. Ambasada e SHBA-së në Moskë ka këshilluar qytetarët amerikanë që janë në vend, që të largohen menjëherë për të shmangur rekrutimin e tyre në forcat e armatosura.

Duke folur për gazetën “Sport24”, babai i Dinijarit, Rinat Biljaletdinov, konfirmoi se i biri i tij është rekrutuar: “Po, Dinijari ka marrë thirrjen. Ai shërbeu në ushtri në repartin e sportit më shumë se 19 vite më parë kur luante me të rinjtë. Tani erdhi urdhri dhe ai bëri betimin. Ai e kreu të gjithë shërbimin e tij ushtarak në sport. Nuk e di ku do të shërbejë tani, në batalionin e ndërtimit apo trupat hekurudhore”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"