Do të luajë në Itali, klubi i parë i Ismajlit: Na lumturon kalimi në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 21:56

Do të luajë në Itali, klubi i parë i Ismajlit: Na lumturon kalimi në Serinë A

2 korriku, skuadra me të cilën futbollisti i Shqipërisë Ardian Ismajli mori mësimet e para të futbollit përshëndeti firmosjen e lojtarit kuqezi për 3 vite me Specian në Serinë A.
Ismajli Kombetarja
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, klubi i vogël i kryeqytetit të Prishtinës shpreh lumturinë për arritjen e 23-vjeçarit, ndërsa shton se do të impenjohet akoma më tepër për të prodhuar talente për të ardhmen.

Ismajli u rrit në akademinë e 2 korrikut në vitet 2010-2015. Ai debutoi në Superligën e Kosovës në vitin 2015 dhe pas një sezoni u transferua te Hajduk Spliti, ku spikati si njëri prej mbrojtësve më të mirë të futbollit kroat, ç’ka i garantoi dhe thirrjen e aktivizimin me Shqipërinë.

Mesazhi i 2 korrikut

Klubi i futbollit “2 Korriku” i uron suksese Ardian Ismajlit, futbollistit më të ri të Spezia Calcio

Një tjetër futbollist i rritur e i formuar si futbollist në shkollën e futbollit “2 Korriku”, sot ka bërë hapin e madh në karrierë, duke kaluar tek skuadra italiane Spezia Calcio, që garon në Serie A. Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin, 23-vjeçarin prishtinas, i cili për shumë vite me radhë ishte pjesë e klubit verdheblu.

Lajmi për kalimin e Ardianit tek skudra e Spezia Calcio na lumturon jashtë mase si dhe motivon futbollistët, trajnerët e stafin drejtues që klubi të vazhdoj punën intensive edhe më tutje.

Ardianit përsëri i urojmë gjithë të mirat në jetë si dhe në karrierën e tij si futbollist dhe shpresojmë se sukseset e tij do të vijnë duke u shtuar.
2 korriku

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"