Do të largohet pas një dekade nga Siti, Aguero kërkon 200 mijë paund nga Çelsi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 22:52

Do të largohet pas një dekade nga Siti, Aguero kërkon 200 mijë paund nga Çelsi

Serxho Aguero do të kërkojë 200 mijë paund në javë rrogë nga skuadra e tij e ardhshme. Legjenda e Mançester Sitit do të largohet pas një dekade në “Etihad” këtë verë dhe katër klube janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit 32-vjeçar. Çelsi, Barcelona, Juventusi dhe PSG janë skuadrat e interesuara për argjentinasin, sipas “As”.

AGUERO

Juventusi duhet të paguajë deri në 200 mijë paund në javë për firmën e tij, sipas “La Gazzetta dello Sport”. Aktualisht, Aguero paguhet në “Etihad” mes 230-260 mijë paund në javë dhe ai do të përpiqet që ta shfrytëzojë faktin se vjen me parametër zero me një kontratë të majme.

Barça duket në një pozicion të vështirë me krizën financiare që ka shkaktuar pandemia. Juvja ka gjithashtu vështirësi dhe si rezultat vetëm PSG dhe Çelsi mund ta përballojnë një sforco të tillë. Për francezët do të vendosë shumë e ardhmja e Mbapesë përpara se të lëvizin, por Çelsi pritet të bëjë një ofertë dhe lojtari është një dijeni të këtij fakti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"