Do të largohet nga “Zonja” në fundin e sezonit, lideri i Juventusit drejt akordit me skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 14:43

Do të largohet nga “Zonja” në fundin e sezonit, lideri i Juventusit drejt akordit me skuadrën e…

Kapiteni i Juventusit, Xhorxho Kielini do t’i thotë lamtumirë “Zonjës së Vjetër” dhe futbollit italian në fundin e këtij sezoni.

KIELINI 1

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, mbrojtësi i bardhezinjve ka si objektiv për të provuar një eksperiencë jashtë Italisë, më konkretisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

37-vjeçari është duke negociuar me LA Galaksi teksa akordi është drejt finalizimit.

Ky është sezoni i tij i 16-të me fanellën e Juventusit, teksa aktualisht gjatë këtij sezoni është aktivizuar gjithsej në 19 ndeshje, duke mos realizuar dhe asistuar asnjëherë.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"