“Do të largohemi nga këto ujëra të turbullta”, zv.trajneri i Laçit: Kishim besim që fitonim në Durrës, ua kemi marrë dorën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2023 | 20:23

“Do të largohemi nga këto ujëra të turbullta”, zv.trajneri i Laçit: Kishim besim që fitonim në Durrës, ua kemi marrë dorën…

Laçi ka fituar me përmbysje ndaj Teutës me rezultatin 2-1 në “Niko Dovana” në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë Superiore. Pas duelit, ka folur zëvendës trajner i kurbinasve, Klevis Hima.klevis hima“Kjo sfidë ishte shumë e luftuar nga të dyja ekipet edhe për vetë faktin ku pozicionoheshim. E nisëm jo aty ku menduam, por kishim besim që do të merrnim 3 pikë ndaj Teutës, ua kemi marrë dorën. Dhe kur pësuam, bësonim që do e përmbysnim. Ne kemi Shkurtaj dhe Guindo, dy sulmuesit më të mirë në Shqipëri. Duhet të bëjmë kujdes, të kemi qetësi, dhe mos futemi në fushë me idenë që të fitojmë. Lejojmë dhe pësojmë gola të lehtë, por mundohemi të përmirësohemi. Nuk do të pushojmë kurrë së pushuari. Nuk jemi në gjendjen tonë më të mirë, lojtarët janë të mirë dhe me eksperiencë. Shpresoj të kemi fitore të tjera dhe të largohemi nga këto ujëra të turbullta”, tha Hima për “Oversport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"