Do të ketë rol të dyfishtë te Dinamo, Fabricio Mikoli i dënuar me 3 vite e gjysëm burg për “zhvatje mafioze”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2020 | 16:00

Do të ketë rol të dyfishtë te Dinamo, Fabricio Mikoli i dënuar me 3 vite e gjysëm burg për “zhvatje mafioze”

Ish-sulmuesi kampion i Juventusit, Fabricio Mikoli, i cili ka veshur edhe fanellën e kombëtares italiane, do të jetë pjesë e bluve të  Dinamos, teksa do të mbajë rolin e zëvendësit të trajnerit të ri, Françesko Moreiros, si dhe përgjegjës i të rinjve. Lajmi është konfirmuar nga klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Mikoli555

Po kush është Fabricio Mikoli dhe cila është ana e tij e errët përtej shkëlqimit si futbollist?

41-vjeçari u dënua në vitin 2017-tën me 3 vite e 6 muaj burg për “zhvatje mafioze”. Sipas prokurorisë së Palermos, Mikoli ka kërkuar ndihmën e “Cosa Nostra-s” derisa një mik i afërt i tij t’i paguante një shumë prej 20 mijë eurove.

Ish-sulmuesi ishte akuzuar në nëntorin e vitit 2016-te, teksa në 2017-tën mbërriti vendimi, për më shumë se 8 orë pritje për shqyrtimin e akuzës. Avokati i tij kërkonte shfajësimin e tij ndërsa prokuroria kërkonte dënimin e menjëhershëm me burg.

Mikoli u akuzua se ka dërguar djalin e bosit Kalsa Antonino, Mauro Lauricella, për t’i kërkuar sipërmarrësit Andrea Grafanjini lekët, pa u përpjekur thuajse aspak me metoda më të lehta. Ai që i kishte dhënë këto parà ishte Xhorxho Gasparini, ish-fizioterapist i Palermos.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

ZYRTARE/ Dinamo i beson stolin ish-kampionit të Interin! Vjen edhe Fabricio Mikoli, ja posti që do të mbajë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"