“Do të jetë sezoni ynë”, futbollisti i Besës: Kemi grupin më të mirë të lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2020 | 14:27

“Do të jetë sezoni ynë”, futbollisti i Besës: Kemi grupin më të mirë të lojtarëve

Sezonin e shkuar verdhezinjtë nuk e arritën objektivin në kampionat, por të paktën arritën të promovonin disa futbollistë të rinj, të cilët i kanë gati për të ardhmen, duke nisur që nga sezoni që po troket. Nëse lojtarë si Lushkja, Deliu, Dajsinani, Puja e Cara janë transferuar tashmë në Superiore, në këto gjurmë është edhe qendërmbrojtësi Alesandro Kacbufi, shtatlarti i datëlindjes 1991. Sezonin e shkuar ishte titullar dhe tani, me përvojën që ka fituar, ai synon të bëjë hapin e madh.
download (1)
“Jam i kënaqur që i përkas një shkolle formimi si Besa. Kemi dhjetëra shembuj për të ndjekur, pasi thuajse çdo vit nga akademia jonë dalin futbollistë të talentuar. I fundit ishte Tedi Cara. Te Besa mbështeten lojtarët e rinj dhe punohet vërtet me profesionalizëm te moshat. Ndeshjet që luajta sezonin e fundit si titullar besoj se më vlejtën shumë për të ardhmen. Këtë sezon po përgatitem të bëj hapin e madh për të qenë gjithmonë në formacion dhe për t’u rritur profesionalisht. Do të jetë sezoni im, nëse mund ta quaj kështu. Për këtë po punoj fort që të arrij ata tregues fizikë e teknikë që më duhen për të bërë diferencën’, shprehet Kacbufi, i cili në 3 miqësoret e luajtura nga kavajasit ka shfaqur një formë shumë të mirë. Përveç tij, edhe peqinasi Bledar Lila është një nga të rinjtë më të talentuar që ka Besa.
APOLONIA BESA
OBJEKTIVI – “Me afrimet që kemi bërë në merkato, jam i bindur se do të jetë sezoni i Besës. Kemi grupin më të mirë, futbollistë mjaft cilësorë dhe me përvojë, si Sefa, Tafili, Muçaj etj., çka besoj se do të na sjellë suksesin: ngjitjen në Superiore pas shumë vitesh”, ka përfunduar mbrojtësi Kacbufi.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"