“Do të jetë një reklamë për kampionatin gjerman”, Nagelsman: Dortmundi në formë, por i mundim me Levandovskin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 12:12

“Do të jetë një reklamë për kampionatin gjerman”, Nagelsman: Dortmundi në formë, por i mundim me Levandovskin

E gjithë vëmendja është në Dortmund, aty ku bavarezët do të luajnë një ndeshje shumë të rëndësishme për sezonin e ri. Trajneri Julian Nagelsman është i bindur te forca e skuadrës së tij edhe pse parashikon një ndeshje të fortë, pasi sipas tij, Borusia do të jetë një rival për titull deri në fund.

210917_Nagelsmann_PK_DON

Sa vlerë ka për ju kjo ndeshje?

Ndeshje të tilla nuk kanë nevojë për motivim edhe pse mendoj që është mirë që lojtarëve t’i thuhen dy fjalë. Të gjithë e dinë rëndësinë e kësaj “Klasikeje”. Për kampionatin është një reklamë e bukur, për ne është një mundësi për t’u shkëputur në +4 nga Borusia, ndërsa për ata një mundësi për të na parakaluar. Motivimi do të jetë i madh, ashtu dhe emocionet.

Si është gjendja e skuadrës?

Kimish nuk është, ÇupoMoting ka lënë sot (dje) karantinën dhe për këtë arsye nuk mund të jetë me ne. Shanset që Gorecka të grumbullohet janë 60-40. Por, ai nuk është në 100% të formës së tij dhe për këtë arsye vështirë se mund ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Gnabri ka pasur një problem muskulor, gjendja e tij do të vlerësohet në orët në vazhdim.

Si po mendoni ta ndalni Halandin?

Haland është një lojtar shumë i rrezikshëm, sidomos kur ka topin në këmbë. Nëse avancon me hapin e tij të zakonshëm mund të bëhet një problem për ne. Do të jetë e rëndësishme ta privojmë atë për të luajtur topin dhe të mos lejojmë të sprintojë në kundërsulme. Por, siç është Haland problem për ne, edhe Levandovski do të jetë një problem për ta. Robert di si të shënojë në ndeshje të tilla.

Çfarë Dortmundi prisni?

Ka momente kur presingu i tyre është shumë i lartë. Mendoj që dhe nesër (sot) do të luajnë me të njëjtën mënyrë, gjithsesi është e vështirë për ta parashikuar. Të bësh presing aq lart, është e vështirë për 90 minuta si për ne dhe për ata. Borusia po kalon një formë të mirë dhe për t’i ndaluar na duhet të bëjmë një ndeshje perfekte.

Si është gjendja e Levandovskit?

Nuk të jep përshtypjen që është i frustruar, gjithsesi është e vështirë të përtypësh një natë si ajo në Paris. Robert ishte dukshëm favoriti kryesor për ta fituar “Topin e Artë”. Do të kisha dashur që ai të ishte nën efektin e tij (“Topit të Artë”). Gjithsesi, jam i bindur që ai do të ketë një mundësi tjetër për ta fituar. Kam besim që edhe nesër (sot) ai do të jetë vendimtar për ne.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"