“Do të jetë një natë e vështirë”, Buskets pas eliminimit nga Maroku: Na mungoi fati, në të ardhmen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 20:42

“Do të jetë një natë e vështirë”, Buskets pas eliminimit nga Maroku: Na mungoi fati, në të ardhmen…

Pas eliminimit të Spanjës nga Botërori i Katarit, ka reaguar edhe kapiteni Serxhi Buskets. Buskets ishte dhe një nga autorët e humbjeve të penalltive.

RRL5OH6R7TPREFLJMV5ENFDGJQ

Ai u shpreh se ju mungoi fati dhe se kjo do të jetë një natë e vështirë për të gjithë.

“Kemi bërë merita duke gjetur më shumë vrima. Në fund patëm shansin e Sarabisë. Janë vendosur penalltitë në mënyrën më mizore. Jemi munduar t’i konsumojmë, të gjejmë hapësira. Na ka munguar ai pak fat nga pasimi apo gjuajtja e fundit. I humbëm të tre penalltitë. E rëndësishme është përzgjedhja dhe jo unë. Është një natë e vështirë dhe që shërben si një eksperiencë për të ardhmen me një grup shumë të mirë dhe të ri. Kjo do të ashpërsohet dhe ne duhet të vazhdojmë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"