“Do të jetë një derbi i luftuar”, ish-sulmuesi Shehu: Partizanin deri këtu e ka sjellë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 18:57

“Do të jetë një derbi i luftuar”, ish-sulmuesi Shehu: Partizanin deri këtu e ka sjellë…

Do të nisë pas pak minutash derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, e cila do të luhet në stadiumin Kombëtar “Air Albania”.ylli shehu

Para kësaj sfide, për mikrofonin e “Abc News”, ka folur ish-sulmuesi i Partizanit, Ylli Shehu, i cili është shprehur se pavarësisht luhatjeve që kanë pasur dy ekipet, sot do të ketë tjetër përqendrim.

“Derbi është gjithmonë derbi, i bukur, dhe pritet nga të gjithë ne.  Fakti që janë shitur 20 mijë bileta e tregon këtë. Është ndeshja më e vërtetë e kampionatit, e fortë dhe që luhet me shpirt. Të dyja ekipet luajnë me shpirt. Të dyja skuadrat kanë pasur luhatje, por sonte do të ketë tjetër përqendrim.

Do jetë e luftuar si ndeshje. Mungesat e Telushit dhe Brojës ndikojnë, por të dy trajnerët kanë lojtarë të mirë që mund t’u besojnë edhe derbin. Nuk besoj se ndikon lëvizja në pankinë.carcani-ylli-shehu

Tirana ka lojtarë të mirë dhe që luan bukur.  U kanë munguar rezultatet. Partizani është i mirë fizikisht dhe shpirti i garës i ka sjellë deri këtu.

Parashikimi? Në futboll ndodh çdo gjë, askush nuk e parashikon. Ka gjithmonë një herë të parë dhe mund të fitojë një ditë.”, u shpreh Shehu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"