“Do të jetë ndeshje e madhe”, kapiteni Pelegrini karikon Romën para finales: Jemi këtu për të fituar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2022 | 18:37

“Do të jetë ndeshje e madhe”, kapiteni Pelegrini karikon Romën para finales: Jemi këtu për të fituar…

Kapiteni i Romës, Lorenco Pelegrini, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp në prag të finales së Konferen Ligës, ndaj Fejnordit, që do të zhvillohet në Tiranë ditën e mërkurë. Mesfushori roman, u premtoi tifozëve se verdhekuqtë do të bëjnë gjithçka për të fituar këtë trofe historik.

Pelegrini

“Mendoj që është thjesht një finale. Do të jetë një ndeshje vendimtare. Nuk mund të them që Roma ka avantazh, por mund të them që do të bëjmë gjithçka për të fituar këtë ndeshjen.  Ne do ta luajmë siç tha trajneri, duke u përpjekur të kurorëzojmë rrugën tonë të rritjes.

Një finale është ndryshe nga ndeshjet e tjera. Ajo që dua t’u them shokëve të skuadrës është thjesht një falënderim. Pavarësisht se si do të shkojë e ndeshja e nesërme, edhe nëse duam të fitojmë, do të vazhdoj t’i falënderoj për këtë vit. Të gjithë ata janë vënë gjithmonë në dispozicion dhe ne sakrifikuam për njëri-tjetrin. Kjo është ajo që bën një grup i vërtetë dhe një ekip konkurrues. Për mua, si kapiten, kur ke ndjenjën se ke një ekip të vërtetë, gjithçka është më e thjeshtë.

Duam t’i qetësojmë, Roma do të dalë në fushë nesër për të fituar. Po, mendoj se është normale dhe është mirë ta kesh atë në vend që të ulesh në shtëpi dhe të shikosh të tjerët duke luajtur. I marr të gjitha përgjegjësitë, nesër do të jetë një ndeshje e madhe dhe një ditë e mrekullueshme.

Po, mendoj se e nisëm sezonin në mënyrë pozitive, pastaj patëm një moment ku ndryshuam formë, pastaj gjëja më e rëndësishme është rritja e kësaj skuadre nga çdo këndvështrim. Edhe në kampionat. Kjo kupë do të ishte qershia mbi tortë për rritjen tonë dhe rrugën që kemi bërë”, u shpreh kapiteni Pelegrini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"