Do të jetë kapiten në ndeshjen e nesërme, Agolli: Më duket sikur s’jam larguar kurrë dhe kam…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 18:52

Do të jetë kapiten në ndeshjen e nesërme, Agolli: Më duket sikur s’jam larguar kurrë dhe kam…

Ansi Agolli do të jetë kapiteni i Kombëtares në ndeshjen ndaj Izraelit. Mbrojtësi ishte prezent në konferencën për shtyp të zhvilluar në “Elbasan Arena”, ku u shpreh i lumtur për rikthimin dhe optimist në lidhje me sfidën e nesërme.

fafa

Dukeni se jeni afruar në një pikë kritike. Por ka nevojë më shumë se kurrë për ju…

Ne do të jemi gati, kurdoherë që Kombëtarja ka nevojë. Për çdo futbollist shqiptar Kombëtarja është maksimumi. Vimë këtu japim eksperiencën tonë dhe ndihmën tonë. Vijmë këtu për të bërë maksimumin në fushë.

Si e keni gjetur ambientin e Kombëtares. Si janë dukur 2 miqësoret e fundit? Ka ndryshuar?

Më duket sikur skam ikur nga Kombëtarja, dhe kam 1 jetë. Po të njëjtët djem, që do të japin maksimumin. Është një klimë pozitive. Kemi punuar mirë. Skuadra është gati për nesër. Nuk është momenti të kujtojmë humbjet në miqësore. Në bazë të humbjeve, grupi ka marrë shumë mësime. Nesër do të jetë diçka ndryshe.

A ka një objektiv Kombëtarja për sa i përket Ligës së Kombeve?

Është herë të flasim për fundin. Është eksperiencë e re. Objektivi i parë i jonë është të paraqitemi mirë dhe pse jo të fitojmë ndeshjen. Do shikojmë ecurinë e skuadrës.

A është Shqipëria më e fortë se ajo ndeshjeve që luajtëm më parë ?

Kemi eksperiencë jo të mirë me ndeshjen në Shqipëri. U munduam të jepnim maksimumin atje. Besoj se atë ndeshje nuk dhamë atë që donim. Nesër është një ndeshje e re dhe është diçka tjetër.

Cili është problemi që Kombëtarja pëson gola me shumicë?

Nuk mendoj që mund të bëjmë lidhjen pasi Kombëtarja, para se të shkonim në Europian, ka ardhur çdo gjë spontane. Morëm rezultatet që na çuan në Europian. Ti lemë mbrapa çfarë ka ndodhur. Nesër është ndeshja e vërtetë. Besoj se jemi gati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"