Do të jetë hera e fundit për Vetel në pistën e Monzës, piloti përshëndetet me Italinë: Ruaj kujtime të bukura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2022 | 16:20

Do të jetë hera e fundit për Vetel në pistën e Monzës, piloti përshëndetet me Italinë: Ruaj kujtime të bukura

Në Monza do të jetë hera e fundit për ish-ferraristin Sebastian Fetel, i cili aktualisht garon për Aston Martin, por që në fund të sezonit do t’i japë fund karrierës në Formulën 1.

vetel hamilton

Në prag të Çmimit të Madh të Italisë, në konferencën tradicionale për shtyp, piloti gjerman, ndër të tjera, deklaroi: “Monza ka qenë gjithnjë speciale dhe do të jetë hera ime e fundit që garoj këtu, kështu që do të përpiqem që të shijoj në maksimum.

Në Monza kam fituar në të shkuarën dhe ruaj kujtime shumë të bukura nga cirkuiti”, deklaroi Sebastian Fetel, katër herë kampion bote, ndërsa në Botërorin aktual renditen në vend të 12-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"