Do të jetë e pranishme në stadiumin “Lusail”, holandezët shohin si ogur të mirë mbretëreshën e tyre…argjentinase

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 19:44

Do të jetë e pranishme në stadiumin “Lusail”, holandezët shohin si ogur të mirë mbretëreshën e tyre…argjentinase

Dueli mes Holandës dhe Argjentinës sigurisht që si pikën kryesore të përbashkët ka synimin e të dyja kombëtareve për të triumfuar, jo vetëm në këtë sfidë, por në të gjithë kompeticonin për të kulmuar me trofeun në duar.

gettyimages-1052833214

Por ndërkohë që përgatitjet kanë nisur nga të dyja kampet dhe Van Gal e Skaloni po përgatisin strategjitë e tyre, strategji për ndeshjen kanë nisur të bëjnë edhe ata jashtë sportit dhe kush më mirë se politikanët mund ta bëjnë këtë?

Ministrja e Punëve të Jashtme të Holandës, Lisje Shrainmaher, ka folur ditën e djeshme mbi delegacionin qeveritar që do të udhëtojë drejt Katarit për të qenë të pranishëm në “Lusail” të premten dhe emri i përmendur është tejet interesant. Ministrja tregoi se ndër të tjera po diskutohet që delegacioni të udhëhiqet nga mbretëresha Maksima, për të cilën sfida është edhe më speciale. Mbretëresha, që është në fron që prej 2013-ës, është argjentinase, ka lindur dhe është rritur në Buenos Aires, ku ka jetuar deri në 2002-shin kur u martua me mbretin Guilermo dhe sigurisht që vazhdon të jetë e lidhur ngushtë me rrënjët e saj.

Edhe pse zemra e mbretëreshës pritet të jetë e ndarë përgjysmë në sfidën e së dielës, holandezët, falë edhe vlerësimit për të, duket se besojnë që 51-vjeçarja do të jetë një ogur i mirë për ta, pasi jo më kot kërkojnë të kenë mbajtësen e kurorës si tifozen numër 1 të tyre në rrugën drejt fronit të kombëtares më të mirë në botë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"