“Do të jem nxënësi i tij i dalluar”, njeriu i momentit në Mynih thur elozhe për Mylerin: Është një… gjarpër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 18:13

“Do të jem nxënësi i tij i dalluar”, njeriu i momentit në Mynih thur elozhe për Mylerin: Është një… gjarpër

Xhamal Musiala është pa diskutim lojtari i momentit në “Allianz Arena”. Xhevahiri i Bajernit nuk ka reshtur së dhuruari emocione as në javën e 8-të të Bundesligës, aty ku të besuarit e Julian Nagelsmanit do të duhej t’i kthenin krenarinë klubit dhe tifozërisë, pas 4 rezultateve negative në kampionat.

musiala myler

Përballja ndaj Leverkusenit në folenë e bavarezëve do të shënonte edhe një rekord të ri për 19-vjeçarin, si ndeshja e parë që ai përfshihet në 3 gola në një sfidë të vetme me ngjyrat e rekordmenëve gjermanë, konkretisht me një gol dhe dy asiste.

Pas performancës fantastike ndaj “Aspirinave”, do të vazhdonte spektaklin në mikrofonat e “Kicker”, duke i rikthyer projektorët diku tjetër.

Fjala është për Tomas Mylerin, aty ky Musiala nuk mund t’i fshihte lëvdatat ndaj veteranit nga Mynihu, madje duke u mahnitur nga shkalla e lartë e inteligjencës së 33-vjeçarit: “Tomasi ka inteligjencë shumë të lartë në futboll. Ai i kupton lëvizjet e koordinimet e skuadrës dhe kundërshtarit, të cilat as nuk i mendoj dot. Është vërtetë një gjarpër në lëvizjet dribluese. Shpresoj të luaj sa më shumë pranë tij, jam i sigurt se do të më shërbejë si mentor për të ardhmen në përmirësimin e aftësive të mia”, pohoi i mallëngjyer Xhamali ndaj shokut të skuadrës dhe frymëzimit në pjesën ofensive të kampionëve në fuqi.

Në 10 takimet e këtij fillim sezoni me klubin më të titulluar në tokën gjermane, 19-vjeçari regjistron 6 gola dhe 4 asiste, përfshirë ndeshjet e Bundesligës, Kupës dhe Champions-it.

Vlen të përmendet se “Bambi” (pseudonimi i Musialës) zotëron rekordin si lojtari më i ri, i cili është përfshirë me kombëtaren e Gjermanisë në një kompeticion madhor, konkretisht “Euro 2020”, kundër Hungarisë në fazën e grupeve (18 vjeç e 117 ditë).

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"