“Do të jap maksimumin kur të jetë nevoja”, Kote: Vendi i titullarit? E vështirë ta mbash, jo ta arrish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 16:30

“Do të jap maksimumin kur të jetë nevoja”, Kote: Vendi i titullarit? E vështirë ta mbash, jo ta arrish

Pas triumfit të Partizanit në transfertë ndaj Apolonisë me rezultatin 0-3, në intervistën pas ndeshjes në mikrofonat e “SuperSport” ka folur lojtari i të kuqve, Kristi Kote. Ai citon se gjatë gjithë javës janë provuar dhe goditjet standarte por edhe për dëmtimet e sezonit të kaluar:

kote

“Më vjen shumë mirë dhe falenderoj profesorin për fjalët e mira dhe mundësinë. E vështirë është ta mbash, jo ta arrish, më duhet më shumë punë që të përmirësohem dita ditës. Po patjetër që ne punojmë gjatë javës të gjitha goditjet e dënimit dhe më vjen mirë që u finalizuan me gol.

Shumë faleminderit për fjalët e mira, vitin që kaloi pata dhe dy dëmtime që më penalizuan për të marrë shumë minuta, për mua nuk ka asnjë problem pozicioni mjafton të bëj më të mirën time. Mua po më jepet mundësia dhe arrita ta kap mundësinë e rëndësishme është ta mbaj këtë mundësi.”, përfundon Kristi Kote.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"