“Do të isha shumë i lumtur nëse Hysaj qëndron te Napoli”, Duka: Ju tregoj planin e Barcelonës në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2020 | 9:40

“Do të isha shumë i lumtur nëse Hysaj qëndron te Napoli”, Duka: Ju tregoj planin e Barcelonës në Champions

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka dhënë një tjetër prononcim në mediat italiane, ku ka deklaruar se ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve të Champions League nuk do të luhen në fusha neutrale.

presidenti-duka-1024x682

Duka zbuloi se Barcelona kërkon të luajë në fushën e vet, ndërsa konfirmon se nuk ka ndryshime sa i përket kalendarit për fazën finale të këtij kompeticioni. Në fund nuk të mungonte edhe një koment në lidhje me të ardhmen e kapitenit të Kombëtares, Elseid Hysaj:

“Mund t’ju konfirmoj, se për momentin, ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve të Champions League nuk do të luhen në fushën neutrale. Barcelona kërkon të luajë në fushën e saj dhe me aq informacion sa kam po bën përpjekje për të pasur tifozë të pranishëm në stadium.

Por gjithçka do të varet nga ecuria e kurbës epidemiologjike. Ndeshjet e fazës finale do të luhen në Lisbonë, gjithmonë nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim të imponuar nga pandemia Covid-19.  Nëse  Hysaj do të qëndrojë te Napoli do të isha shumë i lumtur. Do të isha i lumtur edhe për Kombëtaren tonë, sepse vazhdimi i karrierës te Napoli do të kishte vetëm anë pozitive për Hysajn”, u shpreh Duka për Radio “Kiss Kiss Napoli”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"